Befasia e listës/ Rama telefonon mjeken e njohur: “Eja bëhu deputete e PS-së”

Socialistët deri më 8 mars, ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, premtojnë surpriza.  

Së fundmi është konfirmuar se mjekja e njohur, Najada Çomo do të kandidojë nën siglën e PS-së në kryeqytet. Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit. 

Sigurisht mjekja e ka pranuar këtë propozim të Ramës dhe mandatin e 3-të Najada Çomo do të bëhet deputete.