Befason deputeti, i bën ftesën e papritur Ramës dhe vë bastin e madh

Deputeti, Selami Jenishehri i ka bërë ftesë Edi Rames për një debat televiziv për të krahasuar programet e partive.

Në rast se Rama fiton debatin, Jenishehri tha se do t'i kërkojnë 650 mijë pensionistëve të votojnë socialistët. 

"E ftoj Edi Ramën të vijë në cilindo televizion të konkurrojë programin e PS me programin tim. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta votojne PS”, tha ai.