“Bëhuni gati, do të ketë....”/ Meta i dehur del përballë shqiptarëve, ja çfarë thotë

I pozicionuar në krahun e opozitës, Presidenti Ilir Meta mesa duket ka lajthitur plotësisht dhe paralajmëron për protesta në Shqipëri. 

I dehur në konferencë për mediat, Meta kërkoi nga shqiptarët që të bëhen gati pasi do të ketë zhvillime. 

“Ju mendoni që Presidenti duhet të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet? Keni shumë gabim. Do të reagoj shumë përpara. E pësuam njëherë në 2017 duke pritur nga të tjerët që të na garantonin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Do reagojmë më para se jemi në mes të Europës. Do të ketë veprime të paimagjinueshme. Populli shqiptar të bëhet gati dhe të ngrihet në këmbë, presidenti nuk do të heshtë por do të mbrojë lirinë”, tha Meta i tërbuar.