Blendi Fevziu i kërkon të përballet më Bashën në TV, ja si i përgjigjet Edi Rama...

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu ka përjashtuar mundësinë e një debati publik me Lulzim Bashën.

Rama thotë se nuk ka çfarë të debatojë në studio televizive pasi Luli është një kukull.

"Unë mendoj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga Saliu dhe Ilir Meta që realisht janë udhëheqësit e asaj që quhet opozitë. Lulzim Basha është një kukull. Mendimi im është që unë nuk kam përballë liderin real, është e turpshme” – tha Rama.