Çfarë priten zhvillime/ Rama njofton shqiptarët se sot në orën 12:00 ndodhet në...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme udhëton drejt Brukselit ku në orën 12:00 do të takohet me zyrtarë të BE-së. 

Në mesditë do të ketë zhvillime pasi Rama do të dalë në konferencë për mediat me përfaqësues të BE-së ku do të diskutohet integrimi i Shqipërisë drejt Europës. 

Çështjet të tjera që do të diskutohen janë ecuria e vaksinimit në Shqipëri, pasi Rama shfaqi hapur kritikat ndaj BE-së për lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor. Takimi i kryeministrit me përfaqësues të BE-së është një sinjal shpresëdhënës për sigurimin e mijëra dozave dhe fillimin e vaksinimit masiv në Shqipëri.