Çiljeta Xhilaga futet në PS, ja çfarë tha sot këngëtarja në krah të Veliajt

Çiljeta Xhilaga i është bashkuar Partisë Socialiste. 

Ajo u shfaq sot në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi me të rinjtë në Kavajë. Këngëtarja e cila në të shkuarën kishte dalë hapur në mbështetje të PD-së, në një prononcim të bërë sot shprehet se “Lali Eri i ka fituar zemrën”. 

“Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit”, tha Çiljeta.