Deklarata e papritur e socialistit të njohur: Largohem përfundimisht nga politika…

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili renditet i 19 në listën e PS-së për Qarkun e Tiranës, rrezikon të mos konfirmohet si deputet pas 25 prillit. 

Majko thotë se kjo është sakrifica për “mandatin e tretë qeverisës” dhe nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, do të largohet fare nga politika. 

"Kush do të fitojë do t’i marrë të gjitha, kush do t’i humbasë do t’i humbasë të gjitha. Padyshim (nëse nuk zgjidhem deputet) do të largohem perfundimisht nga politika. Kam dy diploma dhe do të bëj një punë të re”, tha Majko.