Ditmir Bushati jashtë listave të PS/ Edi Rama flet hapur: Ishte ministër yll, por...

Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e ekipit të PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit. 

I pyetur për këtë mungesë të rëndësishme, Kryeministri Rama tha se në këtë betejë ylli është skuadra e PS dhe se kush ka dhënë më shumë, do të marrë më shumë dhe e anasjelltas.

E keni cilësuar si ministër yll? “Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën, nuk flas për individë. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se sa skuadra e deputetëvë. Kështu, kush ka dhënë më shumë, do të marrë më shumë dhe e anasjelltas”, tha Rama.