"Do ta rritim rrogën"/ Rama jep lajmin e shumëpritur për familjet shqiptare...

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se kur të vijë në qeveri do të rrisë pagën minimale, nga 300 mijë lekë në 400 mijë lekë të vjetra.

Kreu i Qeverisë u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të 3-të, madje u tall edhe me Lulin të cilin e quajti "Sude". 

"300 mijë lekë paga minimale është shumë pak, në raport me nevojat e atyre njerëzve që punojnë realisht dhe rregullisht. Ne do ta rrisim patjetër pagën minimale. Do ta çtaksojmë rrogën 400 mijë lekë në vitin 2022 ose 2023. Sot ne duam të kemi taksë zero mbi rrogën në 300 mijë lekë”, u shpreh ai.