“Do të dal drejtpërdrejt”/ Kryeministri Rama njofton shqiptarët: Sot në orën...

Kryeministri Edi Rama njofton se sot në orën 21:00 është i ftuar në emisionin REAL STORY të drejtuar nga Sokol Balla.

Rama do flasë për vlerësimet pozitive të ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë Shqiptare, vaksinimin masiv dhe çfarë pret nga zgjedhjet e 25 prillit. Rama kërkon mandatin e 3-të për të mbyllur të gjitha punët dhe për të integruar Shqipërinë drejt Europës.

“Sonte në 21.00 do të dal drejtpërdrejt në REAL STORY”, shkruan Rama.