"Do t'ia dalim"/ Rama që në mëngjes jep njoftimin e shumëpritur: Sot, do të...

Edi Rama ka konfirmuar se ditën e sotme në Shqipëri vijnë mbi 38 mijë vak sina të kompanisë Astrazenecas. 

Kryeministri tha se është në negociata me dy vende të tjera për të lidhur kontrata për sasi të mëdha vaksinash në mënyrë që të nisë vaksinimi masiv. 

"Jemi në negociata me dy vende për sasi të mëdha vaksinash. Shpresoj shumë që kontratat të finalizohen shumë shpejt dhe ne të nisim vaksinimin masiv. Nesër vijnë mbi 38 mijë dozat nga Astrazeneca dhe nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve”, tha Rama.