Doni të udhëtoni jashtë Shqipërisë? Rama na tregon: Ja çfarë duhet të bëni...

Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dije se vendi ynë ka gati pasaportën digjitale të vak sinimit. 

Kështu, qytetarët shqiptarë do të pajisen me një pasaportë vaksinimi, që do t’i japë mundësinë të udhëtojnë jashtë vendit. 

“Ne disponojmë falë revolucionit digjital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën digjitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama.