Drejt fundit/ Për herë të parë në Shqipëri, Rama po inauguron projektin e madh...

Kryeministri Rama ka publikuar fotografi nga ndërtimi i spitalit Rajonal të Fierit i cili ka marrë formë përfundimtare.

Mbi 80% të punimeve janë realizuar dhe inaugurimi i spitalit pritet të bëhet para afatit të përcaktuar. Përveç pavioneve ka marrë formë edhe hyrja kryesore e spitalit. Me ritme të shpejta vijon puna edhe për ndërtimin e godinës qendrore. 

Godina B do të jetë edhe zemra e spitalit e përbërë nga sallat kirurgjikale dhe laboratorët. Do të jetë më 2 kate dhe po ndërtohet me çelik të përforcuar.