Dritan Leli nuk pranoi të japë dorëheqjen/ Ja çfarë thotë Rama për vendimin...

Dritan Leli refuzoi kërkesën e kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen nga bashkia e Vlorës dhe për tu bërë kandidat për zgjedhjet e 25 prillit. 

Rama tha se në Vlorë do të synojë 9 mandate, ndërsa puna e socialistëve do të vazhdojë si me Lelin dhe pa të.

“Është e vërtetë që unë i kam propozuar Dritan Lelit që të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur, 9 mandate”, tha Rama.