“Durrësin na i lini ne malokëve”/ Gjergj Luca në një tavolinë me Ramën, thotë që...

Kryeministri Rama ka konsumuar një drekë me peshkatarët në qytetin e Durrësit ku pjesë e saj ishte edhe Gjergj Luca i cili u konfliktua me demokratin Luciano Boci.

“Nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori. Tani kemi projektin e madh për ta zhvilluar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar një kryevepër në zonën e peshkimit”, tha Rama. 

Në këtë moment ndërhyn Gjergj Luca që i thotë kryeministrit: "Durrësi është pasuri kombëtare, por vendasit na i lanë ne malokëve që të punonim (qesh)”