E Fundit/ I pakënaqur nga renditja e tij në listë, tërhiqet deputeti i njohur i PS

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste është tërhequr nga gara për deputetë duke qenë i pakënaqur nga renditja e tij. 

Largimi i deputetit u bë i ditur nga Rama gjatë konferencës për shtyp,por që më pas mësohet se bëhet fjalë për deputetin, Alket Hyseni. 

Alket Hyseni u rendit i 11-ti në listën e qarkut të Vlorës dhe në këtë mënyrë ai ka refuzuar këtë pozicion.