E FUNDIT/ Zyrtare: Shqipëria nis fluturimet direkt me këtë vend, nga data...

Shqipëria njofton fillimin e fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait dhe anasjelltas, duke filluar nga data 28 Mars 2021.

Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave. Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte me Shqipërinë.

Kryeministri Rama ka thënë se çmimet tashmë do të jenë më të lira, pasi Shqipëria në përfundim të mandatit të 3-të do të ketë 4 aeroporte.