E papritur/ Një tjetër deputet njofton largimin nga PS, i kërkon Ramës që...

Deputeti i PS-së në qarkun e Tiranës, Sadi Vorpi ka njoftuar largimin nga politika.

Vorpi i ka kërkuar Ramës që në vendin e tij të kandidojë prurjet e reja socialiste. 

"Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja. T’i sherbeja vendit ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime. Falenderoj Partinë Socialiste dhe Edi Ramën", tha Vorpi.