E papritura nga lista/ Socialisti largohet nga Bashkia për t’u bërë deputet, Rama i kërkon...

Pritet që të ketë surpriza lista e kandidatëve të PS-së për deputetë. 

Një lëvizje e papritur do të ndodhë në Vlorë, ku kryeministri Rama i ka kërkuar Dritan Lelit që të lërë mandatin e kryebashkiakut dhe të futet në garën për deputet. 

Dhe ashtu sikurse ka ndodhur në Durrës, në vend të tij do të komandohet Afrim Qendro në postin e kryetarit, i cili, prej kohësh është vendosur në Vlorë për fushatën elektorale. Kryeministri Edi Rama synon që në Vlorë të marrë 9 mandate, nga 8 që kishte në zgjedhjet e 2017-ës.