E përjashtoi nga PS-ja/ Lajm i Fundit: Rama e pranon: Nuk e dua Dritan Lelin, ai...

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Dritan Lelit nga struktura e Partisë Socialiste. 

Leli nuk është më pjesë e socialistëve për shkak se nuk pranoi propozimin e Ramës për të lënë Bashkinë e Vlorës dhe për tu bërë deputet i PS. 

Konflikti me Lelin? “I kam kërkuar Lelit që të përfshihet në skuadrën e Vlorës dhe ai ka refuzuar kërkesën. Unë kam dërguar një mesazh dhe kam kërkuar thjesht dhe shkurtër: Përderisa Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës socialiste për 25 prillin, PS do të fitojë pa Dritan Lelin. Ne nuk kemi për çfarë ta duam kur na refuzoi”, tha Rama.