"E pranova"/ Taulant Balla zbulon kërkesën që i ka bërë Edi Rama: Ai më tha...

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbuluar kërkesën që i bëri Kryeministri Edi Rama.

Balla shprehu bindjen se socialistët do të fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Rama do të qeverisë vendin për mandatin e 3-të.

"Kur po bisedoja me Ramën unë nuk doja të isha i 8-ti në listë sepse jam i bindur se ne do të fitojmë në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama më kërkoi vendin e sigurt në listë dhe unë i thashë: "Dua të jem i 9-ti" në Elbasan”,- tha Balla.