“Eja more këtu”/ Edi Rama kap detajin në veshjen e punonjësit: Mos e mbaj...

Rama ka shkuar sot në Shkodër ku inspektoi nga afër investimet e OSHEE për energjinë elektrike. 

Kryeministri u takua me një prej punonjësve që mbante veshur një xhup me logon e Juventusit nën uniformën e tij. Kreu i Qeverisë shkëmbeu batuta, duke i thirrur: “Eja këtu more eja”.

“Mbaje me krenari këtë logon e Juventusit, mos e fshih poshtë jelekut. Për momentin nuk jemi mirë por edhe Interi që po fiton me juventin po fiton. Respekte, forca Juve”, – tha Rama.