Erion Braçe bën parashikimin: Në këtë qytet priten befasi në zgjedhje, PS...

Erion Braçe u shpreh i bindur se socialistët më 25 prill do të marrin një fitore të madhe.

Zv/kryeministri tha se Fieri do të jetë surpriza e madhe në zgjedhje ku PS-ja do të çertifikojë fitoren.

"Pa më të voglin diskutim që në Qarkun e Fierit marrim plot 11 mandate. Baza është puna jonë në 8 vite dhe difierenca mes nesh dhe koalicionit të turpit PD-LSI. Duam të na vlerësojnë vetëm për atë që kemi bërë, Fieri do të ketë surpriza dhe këtu do të certifikohet fitorja e madhe e socialistëve”, tha Braçe.