Fatmir Xhafaj i 23-ti në listë/ Edi Rama zbulon bisedën: Ja çfarë më tha Xhafaj...

Kryeministri Edi Rama na ka treguar se në selinë e PS-së ka pasur diskutime për renditjen e emrave. 

Por, Rama theksoi se ish-ministri Fatmir Xhafaj, i cili renditet i 23-ti në listën e Tiranës, e kishte pritur mjaft mirë këtë pozicionim. 

“Kush është në listë, nuk ka kontestuar. Kush ka kontestuar nuk është në listë. Kaq e thjeshtë është. Xhafaj nuk ka kontestuar asgjë. Ka thënë qartësisht me dinjitet: “Do të marrë përsipër këtë sfidë”. Diskutimet janë gjëja më normale”, tha Rama.