“Fillon investimi i shumëpritur”/ Rama realizon një tjetër premtim, në Tiranë...

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës. 

Rama njoftoi se kryeqyteti do të ndryshojë fytyrën në çdo drejtim duke i rikthyer dinjitetin europian.

“Nga sot nis investimi i shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti. Falë Qeverisë shqiptare janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend”, njofton Rama.