Firmoset marrëveshja me Amerikën/ Rama: Shqipëria, bëhet porta hyrse për...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të nënshkruhet memorandumi për TEC-in e Vlorës.

Marrëveshja do të firmoset me amerikanët në Houston dhe kështu porti i Vlorës do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin. 

"Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhet në Houston ku sot do të firmosë me palën amerikane memorandumi për TEC-in e Vlorës. Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin përmes kësaj aleance me amerikanët", tha Rama.