Gati për fitoren e madhe në zgjedhje, Rama prezanton sloganin e socialistëve

Kryeministri Rama foli për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, duke thënë se skuadra e PS shkon përtej partisë së tij.

Rama përmendi dhe sloganin e partisë së tij të 25 prillit, që është “Shqipëria, e ardhmja jonë”. 

"Në ditët në vijim do të fillojë shpalosja e vizionit 2030 dhe plani i veprimit 2021-2025 që kanë në thelbin e tyre një ambicie të madhe për Shqipërinë. Shqipëria e 2030 duhet të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe jo emigracioni të jetë zgjedhja e shumëkujt", tha Rama.