Hap i madh drejt Europës.| Shqipëria plotëson kushtet e BE, Rama vlerësohet nga...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka marrë “dritën jeshile” për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqiperisë dhe BE-së. 

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka nënvizuar se Shqipëria ka plotësuar kushtet dhe është gati për hapin e madh drejt Europës.

“Shqipëria ka dhënë rezultate për reformën në Drejtësi dhe zbatimin e ligjit. Vettingu po ecën fuqishëm dhe shumë shpejt presim rezultatet. Me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, kemi arritur aty ku duhet. Gjithçka është përmbushur dhe jemi gati për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipëroinë”, theksoi Varhelyi.