Hapet fushata/ Aktori i madh shqiptar del në krah të Ramës, ja mesazhi i papritur...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ditën e parë të fushatës zgjedhore për 25 prillin. 

Me zërin e artistit të njohur, Robert Ndrenika që flet në emër të maxhorancës preken tema si teatri, tërmeti e pandemia, duke kërkuar: "Një mandat të 3-të për të çuar në fund punët e nisura. E ardhmja e Shqipërisë është me Edi Ramën ". 

"Për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, e ardhmja jonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore e nisim me Robert Ndrenikën që voton Partinë Socialiste”, shkruan Rama.