Hidhet firma me Italinë/ Rama: Ky është lajm fantastik për emigrantët shqiptarë...

Në Itali nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.

Lajmin e shkëlqyer e ka dhënë kryeministri Rama, i cili shkruan se tashmë fokus i qeverisë është puna për arritjen e marrëveshjes për pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Itali. 

"LAJM I MIRË Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Shqipëri-Itali popull vëllezër", tha Rama.