“I kap amerikanët për veshi”/ Rama i kthehet Ilir Metës dhe Saliut, kanë frikë nga...

Kryeministri Edi Rama e cilëson Lulin si menaxherin e një shoqërie aksionere, ortakë të së cilës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. 

Frika nga Drejtësia është arsyeja përse Ilir Meta ka dalë nga “binarët” duke shthurur gojën ndaj ambasadorëve amerikanë.

“Ilir Meta bën kështu sepse kërkon të marrë pushtetin për të shkatërruar Reformën në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Lulzim Basha nuk ka karakterin e liderit, as kur Ilir Meta i thotë: “unë amerikanët i kap për veshësh”. Luli është menaxheri i një shoqërie me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Bërisha, me notere Monikën”, tha Rama.