I katërti në listën e Fierit, KQZ merr vendim për Bashkim Finon. Vendi do të...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hequr emrin e Bashkim Finos nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Fierit.

Vendi i katërt në listën e Fierit do të mbetet bosh, për shkak se Kodi i ri Zgjedhor nuk lejon ndryshimin e listave, pas miratimit të tyre nga KQZ. 

Lista nuk do të ketë asnjë ndryshim, përveç faktit që votuesit e Fierit nuk do të mund të zgjedhin dot numrin 4, që socialistët ia kishin besuar Finos.