Ilir Meta ka lajthitur: Nëse Rama fiton mandatin e 3-të, ja çfarë do të bëj unë...

Presidenti opozitar, Ilir Meta ka thënë se do të marrë drejtimin e PD-së, nëse Edi Rama fiton mandatin e 3-të. 

Meta, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse kryeministri merr 71 mandate më 25 prill. 

“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, tha Meta i tërbuar.