Imiton Ramën, Flori flet për takimin e parë me kryeministrin: Erdhi dhe më tha...

Aktori i njohur, Florian Binaj ka treguar për takimin e parë me kryeministrin, Edi Rama, të cilin e imiton prej 12 vitesh në Portokalli.

Flori ka një miqësi me kryeministrin për të cili thotë se ka bërë një punë të shkëlqyer.

"Për herë të parë Edi Ramën e takova në një ekspozitë reklamash. Prisja që të më rrinte me nerva, por ai ishte shumë pozitiv. Më tha se e ndiqte "Portokallinë" gati çdo të diel madje e kishte edhe në preferencat e veta për personazhet e krijuar”, tregon aktori.