Integrimi në BE! Rama jep detaje: Ky është sekreti më i madh publik, ja nga çfarë...

Vizita e Edi Ramës në Francë erdhi me ftesë të presidentit, Emmanuel Macron ku u diskutua edhe integrimi i Shqipërisë.

Rama është ndalur të flasë edhe për procesin e integrimit në BE-së, ku këmbënguli që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. 

BE? “Është një proces që vazhdon. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së”, tha Rama.