“Jam dakord me Bashën”/ Greg Rama habit me postimin e fundit, thotë që...

Djali i Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka publikuar një sekuencë nga video ku Lulzim Basha ka bërë një tjetër gafë.

"Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë!”, shprehet kreu i PD-së.

Ndërkohë që Greku e mbështet plotësisht këtë deklaratë: “Çuditërisht jam dakort me Lulin. Është shumë e vërtetë: Pa Ramën Shqipëria nuk ndryshon!”.