"Jam larguar nga PD, Ramës i uroj fitoren"/ Çiljeta na habit: Unë do të votoj...

Çiljeta Xhilaga ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit politike.

Këngëtarja e njohur që dikur ishte pjesë e PD-së, mesa duket sot ndihet e zhgënjyer me Lulzim Bashën. 

"Lulzim Bashës do i thoja: -Suksese në jetë, ndërsa Edi Ramës do i thoja: Urime për fitoren! Pas vdekjes së babit, Lali Eri ka bërë një veprim që mua nuk më kishte shkuar në mendje duke menduar që isha me PD-në. Do të habiteni por më 25 prill do të votoj Edi Ramën", u shpreh Çiljeta.