“Jam stërgjyshja e parë kandidate e PS”/ Rama e befason Luljeta Bozon: Mos na...

Inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar PS-së me ftesë të kryeministrit Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 Prillit. 

Gjatë bisedës inxhinieria e njohur tha se është stërgjyshe, ndërsa Rama i dha një porosi duke qeshur: “Na e shkul veshin me kujdes, të mos na e këpusësh”. 

“Të gjithë pensionistët do të jenë të përfaqësuar në Parlament. Jam shumë mirënjohës dhe i lehtësuar që të shkojmë përpara njerëzve dhe të kem dy simbole, dy gra të jashtëzakonshme, Najadën dhe Luljetën. Një stërgjyshe ne skuadrën tonë të 25 Prillit”, tha Rama.