“Jemi afër një lajmi të madh”/ Rama bën publik çfarë na pret pas pak ditësh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se edhe pak ditë dhe ka një lajm të bukur për shqiptarët. 

Rama ka bërë të ditur se në vendin tonë do të vijnë dhe doza të tjera të vaksinës, ku pas mësuesve , do të nisë edhe vaksinimi i policisë dhe ushtrisë. 

“Ne duam t’ju nxjerrim sa më shpejt nga ky shqetësim, dhe që mësuesit bashkë me mjekët, infermierët dhe të moshuarit mos preken nga virusi. Jemi afër një lajmi të madh. Edhe pak ditë dhe do sjellim një sasi të madhe vaksinash. Do të vazhdojmë me gjithë pjesën tjetër Policinë, Ushtrinë gjithë ata që kanë sëmundje kronike”, tha Rama.