Kandidatja e PS i thotë Ramës: Jeni pak arrogant/ Kryeministri ia kthen: Unë...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të hapur me kandidaten socialiste e përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam” për zgjedhjet e 25 prillit. 

“Çfarë sheh një defekt që kam unë. Ke 5 sekonda kohë për ta thënë” – iu drejtua Rama. 

“Jeni pak arrogant” – tha Hana. 

“E the butë. Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t’i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhiqem dhe kërkoj falje” – iu përgjigj Rama.