Këngëtarja e njohur i bashkohet Partisë Socialiste, takimi me Edi Ramën ishte...

Këngëtarja e njohur, Eneida Tarifa i është bashkuar PS dhe beson se Edi Rama është kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë.

Tarifa u shpreh se kjo forcë politike është zgjedhja e duhur për të ardhmen e vajzës së saj dhe fëmijëve të tjerë në Shqipëri.

"Gjithë Shqipëria ka ndryshuar falë punës të shkëlqyer të kryeministrit Rama dhe skuadrës së tij. Jam e sigurt që shqiptarët më 25 prill do të zgjedhin Partine Socialiste. Takimi im me Ramën ishte mbreslënës, pa dyshim ai është lideri më i mirë në Shqipëri", tha Tarifa.