"Kështu nuk vazhdohet më"/ Kryeministri Rama e thotë troç: Nëse doni...

Kryeministri Rama i kërkon PD-së dhe Lulzim Bashës që të mos lejojë grumbullimin e njerëzve për fushatën elektorale.

Rama tha se në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet dhe fton opozitën që të përcaktojmë rregullat e reja.

"Dua t'i bëj thirrje Lulzim Bashës që të frenohet. Janë shfaqje të pamendueshme, të dëmshme dhe ç’edukuese. Virusi nuk njeh parti. Luli hip mbi makinën 100 mijë euro dhe ngre dy gishta për të festuar me flamuj të PD-së. Kështu nuk mund të vazhdohet, eja bisedojmë për rregullat e reja në fushatë”, tha Rama.