Konfirmohet/ Deputetja largohet nga PS-ja, vjen reagimi zyrtar nga Edi Rama

Deputetja Vasilika Hysi është larguar zyrtarisht nga Partia Socialiste. 

Lajmi u konfirmua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama i cili tha se Hysi do ti “hapë rrugë kalamajve”, duke iu referuar të rinjve socialistë më 25 Prill.

“Sot jam i emocionuar pasi Vasilika Hysi, më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Ti ke një rol kyç për çfarë kemi bërë në reformën e Drejtësisë”, tha Rama.