KQZ i ktheu listën e kandidatëve për deputetë, PS bën lëvizjen e fundit...

KQZ i kthehu listat e kandidatëve për korrigjim 6 subjekteve politike, mes të cilave edhe Partisë Socialiste. 

Sot kryeministri Rama ka dorëzuar në KQZ listat e korrigjuara të kandidatëve. PS pati probleme me dokumentacionin për shkak të mosrespektimit të kuotës gjinore në renditjen e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit. 

Ndërkohë PD kishte më shumë probleme në lista, ku në 11 qarqe ishte tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë.