Kryeministri Rama flet hapur: Nëse PS humb zgjedhjet, ja çfarë ndodh në Shqipëri...

Nëse PS nuk fiton zgjedhjet më 25 prill, Kryeministri Rama tha se procesi i rindërtimit do të ndalet dhe askush nuk do kujtohet për shtëpitë e reja. 

Rama theksoi se Luli është në gjumë, kurse Shqipëria nën drejtimin e Saliut dhe Ilir Metës shkon drejt fundit. 

"Kur njerëzit ishin në rrugë dhe ne ishim ditë-natë me ta për të bërë sistemimin e parë, a ka njeri që mendon se Lulzim Basha ka fuqi për të lënë gjumin?! Nëse PS nuk fiton zgjedhjet fati i rindërtimit ngel në mes dhe gjithçka mbetet në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës që do të shkatërrojnë Shqipërinë”, tha Rama.