"Kthehuni në Shqipëri"/ Rama ka një mesazh të rëndësishëm për emigrantët...

Kryeministri Rama u ka këkuar të gjithë emigrantëve të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë.

Me synim rritjen e investimeve në agroturizëm, Rama u siguron se fitimet do të jenë më të mëdha sesa puna në emigrim. 

"Kush ka ide, kush ka kurajo kush nuk ia përton punës, bën sukses në fshat, me prodhimet, traditën, historinë familjare, shtëpinë e vjetër të gjyshërve. Unë përsëris thirrjen për emigrantët që e kanë një lidhje në fshat, të investojnë kursimet aty dhe do të fitojnë më shumë se në emigrim", tha Rama.