Kush i fiton zgjedhjet? Ngjela thotë emrin i vendosur: Kryeministër zgjidhet...

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar listën e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se Lulzim Basha është i humbur.

Këtë e lidh me faktin se ka humbur zgjedhjet e vitit 2017 dhe ka në listë të njëjtët emra. 

"Basha është fatkeqësi kombëtare dhe Edi Rama pas 25 prillit zgjidhet kryeministër. Lulin e pret humbja, ka listat e njëjta si në 2017. Basha del dhe pyet njerëz sa e ke rrogën. Këta nuk kanë as moral për të qeverisur, as intelekt", tha Ngjela.