Lajm i Fundit/ Japin dorëheqjen 2 kryebashkiakët socialistë, ja emrat dhe arsyeja...

Dy kryebashkiakët, Dritan Leli në Vlorë dhe Dionis Ymeraj në Dibër kanë dhënë dorëheqjen. 

Vendimi i tyre ka ardhur pasi ata do të bëhen pjesë e listës së PS-së në këto qarqe, ndërsa bashkitë ku ata janë zgjedhur do të drejtohen nga nënkryetarët e tyre. 

Ndërkohë bëhet e ditur se Rama do të kandidojë në 2 qarqe, Durrës dhe Vlorë, por në të dyja, pritet ta pozicionojë emrin e tij në vendin e 8-të.