Lajm i madh për Tiranën/ Drejt inaugurimit, Rama njofton: Sot është hapur rruga...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Tiranë do të lehtësohet ndjeshëm lëvizja e makinave. 

Kreu i Qeverisë bëri me dije se mbikalimi tek sheshi “Shqiponja” shumë shpejt do të finalizohet, ndërsa tani është hapur një tjetër tunel. 

“Hapet tuneli Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”, njofton Rama.