Lajmi i Fundit/ Rama tregon gjithçka: Bushati erdhi në zyrë dhe kërkoi që unë...

Kryeministri Rama ka folur marrëdhënien me ish-ministrin, Ditmir Bushatin i cili nuk është kandidat për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama na tregoi bisedën me Bushatin i cili shkoi në zyrën e kryeministrit për një këresë. 

"Ditmir Bushati më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë dua të bëhet sekretari i OSBE dhe unë i thashë do kesh mbështetjen time. Dhe Bushati ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë mbështetjen e madhe. Por nuk mund ta vendos Bushatin në listat pasi ai ka zbritur nga "treni" socialist dhe gjatë 4 viteve nuk ka takuar asnjë qytetar për t'i dëgjuar hallin. Ka njerëz të tjerë që kanë punuar dhe e meritojnë", tha Rama.